Zall

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në një operacion në fshatin Zall, kanë sekuestruar një arsenal armësh shpërthyese, armësh zjarri dhe municioni luftarak, si dhe lëndë narkotike Cannabis sativa.

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, Policia e Krujës ka siguruar informacion për një ambient ku mbaheshin armë zjarri.

Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Zall, Fushë-Krujë, afër banesës së shtetasit Y. Z., u gjetën në tokë dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 24 kallëp tritoli, 11 granata dore sulmuese, sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitila zjarrpërcjellës, 5 ndezës granatash, 74 kapsolla detonatore, 19 mbështjellje sferike C4 dhe 11 kallëpe dinamiti.

Po ashtu u sekuestruan 27 djegore; 3 armë zjarri, krehra dhe pjesë armësh; 2 silenciatorë, 9000 fishekë të kalibrave të ndryshëm; 6 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis sativa;
uniforma policie dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u shpall në kërkim shtetasi Y. Z., 49 vjeç, i cili nga hetimet e para dyshohet se është poseduesi i tyre.

Policia po punon intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.

Ndërkohë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights