WhatsApp Image 2026 02 19 at 12.54.43 674x450

“Asnjë sfidë e brendshme, madje as narrativat e sponsorizuara kundër Shqipërisë, as zjarri i molotovëve dhe as tymi i zjarrit në fytyrën e saj nuk e zhbëjnë dot atë që Shqipëria ka bërë, si asnjë vend tjetër në rajonin tonë”.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, iu drejtua me këtë mesazh Kuvendit të Shqipërisë, ku prezantoi Projektligjin për Shërbimin e Jashtëm.

Shqipëria, me gjithë sfidat e saj komplekse, theksoi Spiropali, është sot Europa e Ballkanit.

Ligjin e ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali e cilësoi një instrument për ta ngritur shërbimin e jashtëm në lartësinë e ambicieve tona kombëtare dhe në kushtet e një realiteti të ri gjeopolitik.

Ky projektligj, sipas Spiropalit, nuk është një dokument teknik, por një hap politik dhe institucional për ta përshtatur shërbimin e jashtëm me kohën në të cilën jetojmë.

“Ky ligj nuk është vetëm për Ministrinë e Jashtme. Është për rolin e Shqipërisë në botë. Është për besueshmërinë tonë si shtet. Është për të ardhmen europiane të vendit. Koha e një shërbimi të jashtëm të ri shqiptar ka filluar. Në këtë realitet të ri gjeopolitik, në këtë fazë vendimtare të integrimit europian dhe në këtë moment të ri të rolit të Shqipërisë në rajon, ne kemi nevojë për një shërbim të jashtëm që është në lartësinë e ambicieve tona kombëtare”, tha Spiropali.

Spiropali u ndal në risitë e ligjit të ri, që kanë në fokus, ndër të tjera, fuqizimin e meritokracisë, por edhe statusit të diplomatëve shqiptarë.

“Ligji vendos standarde më të larta rekrutimi. Ai krijon Akademinë Diplomatike. Forcon dimensionin ekonomik dhe kulturor të përfaqësimit tonë jashtë vendit. Hap dyert për profesionistë me përvojë ndërkombëtare. Dhe përmirëson statusin e diplomatëve dhe familjeve të tyre. Por mbi të gjitha, ai synon të ndryshojë kulturën e përfaqësimit të Shqipërisë në botë. Nga një strukturë e mbyllur, në një strukturë të hapur. Nga një administratë proceduriale, në një instrument strategjik të shtetit. Nga një qasje reaguese, në një qasje që propozon dhe udhëheq”, deklaroi Spiropali.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights