Sektori i Emergjencave Civile pranë Prefekturës Elbasan informon se si pasojë e reshjeve intensive të reshjeve të shiut, në rezervuarin “Aksi 2-2” në Funar, niveli i ujit është rritur ndjeshëm, me tendencë për dalje mbi digë.
Bashkia Elbasan, Prefektura e Qarkut Elbasan në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile ka njoftuar strukturat përkatëse të mbrojtjes civile dhe po merren masat e nevojshme në njësitë administrative Gracen dhe Bradashesh.
Strukturat e Emergjencës Civile në Elbasan po vijojnë të monitorojnë situatën dhe u bën thirrje qytetarëve që të ndjekin njoftimet zyrtare nga autoritetet.
