Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për një fraksion të dosjes “5D” duke kërkuar në total 39 vite burg për të pandehurit, mes tyre edhe ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës.
SPAK kërkoi 11 vite heqje lirie, Redi Mollën, 9 vite burg për Mariglen Qaton dhe 4 vite për Taulant Tushën.
Ndërkohë 7 vite burg u kërkua për Nestor Muhametllarin, nga 3 vjet për Enton Punavijën dhe Julian Zanajn dhe 2 vite për Albano Jankun.
Zyrtarët e lartpërmendur u morën të pandehur në kuadër të dosjes që njihet për publikun si dosja “5D Konstruksion”.
Ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës akuzohen se, duke drejtuar në hije kompaninë “5D Konstruksion”, kishin marrë disa tendera në shkelje të ligjit.
