Gjuta 1 1024x597

Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest me burg 22-vjeçarin E.Gj, pas rastit të vetëplagosjes së një vajze 18-vjeçare në një hotel në Sauk. Togat e zeza vendosën se arrestimi i tij ishte i ligjshëm dhe lanë në fuqi vendimin që e lë atë në qeli për moskallëzim krimi, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe armëmbajtje pa leje.

Nga ana tjetër, gjykata la në detyrim paraqitje mamanë e tij dhe xhaxhain e të riut të cilët akuzohen për moskallëzim krimi dhe veprime që penojnë zbulimin e së vërtetës. 18-vjeçar u gjet e plagosur me armë zjarri më 14 shkurt. Fillimisht i dashuri i saj u shpall në kërkim por më pas u arrit që të vendosej në pranga.

Ai është shprehur se ka qenë duke qëndruar jashtë hotelit bashkë me të atin, kur kanë dëgjuar krismën e pistoletës. Sipas tij, janë ngjitur me vrap në dhomë dhe e kanë gjetur të plagosur. Fillimisht kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë, por kur kanë parë se gjendja ishte serioze, kanë vendosur ta çojnë në spital.

Pistoleta, sipas policisë, është e 22-vjeçarit, por ende nuk është gjetur, pasi i riu nuk tregon vendin ku e ka fshehur. Deri në këtë fazë të hetimeve nuk ka indicie që ngjarja të ketë dinamikë tjetër, përveç vetëplagosjes, pasi e reja më parë ka tentuar të dëmtojë veten.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights