Moti 2 scaled

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë moti parashikohet i paqëndrueshëm.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet të herëpashershme të shiut me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit. Përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në jugperëndim reshjet parashikohen hera-herës me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra lokalisht breshër.

Gjatë ditës reshjet përgjatë Ultësirës Perëndimore mbesin të herëpashershme me intensitet deri mesatar. Pas orëve të mesditës reshjet humbasin intensitet e territor duke mbetur prezente me intensitet të ulët, kryesisht në jug.

Në zonën e Alpeve, verilindje–lindje në lartësitë mbi 400-500 metra dhe juglindje në lartësitë mbi 600-700 metra reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-juglindje, pas orëve të mesditës drejtimi i erës bëhet veri-verilindje me shpejtësi mesatare 12 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare era hera-herës pritet të rrijë deri 25 m/s, me valëzimin në dete të forcës 4-5 ballë.

Temperaturat parashikohen: 

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 4/12 Re shi diell
Kukës 0/10 Re shi/borë diell
Lezhë 6/11 Re shi diell
Dibër 0/8 Re shi/borë diell
Durrës 9/13 Re shi diell
Tiranë 9/13 Re shi diell
Elbasan 7/11 Re shi diell
Berat 7/12 Re shi diell
Vlorë 10/12 Re shi diell
Korçë 1/8 Re shi/borë diell
Gjirokastër 4/11 Re shi/borë diell
Sarandë 8/12 Re shi diell
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights