📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
1731415032 kombetarjashqiptare sd

Kombëtarja shqiptare mësoi mbrëmjen e kaluar kundërshtarët e saj në edicionin e ri të Nations League.

Të pozicionuar në Ligën C, kuqezinjtë bëjnë pjesë në grupin C1, ku do të përballen me Bjellorusinë, Finlandën dhe San Marinon. UEFA ka zyrtarizuar sot edhe kalendarin e ndeshjeve. Shqipëria do ta nisë fushatën më 26 shtator në ora 20:45 në shtëpi ndaj Bjellorusisë. Më 29 shtator, kuqezinjtë udhëtojnë drejt San Marinos, me sfidën e planifikuar të nisë në ora 20:45, ndërsa më 3 tetor do të përballen në transfertë me Finlandën në ora 15:00.

Më 6 tetor, Kombëtarja rikthehet në shtëpi për sfidën ndaj San Marinos, takim i programuar të nisë në ora 20:45, ndërsa më 12 nëntor do të presë Finlandën në një tjetër përballje të rëndësishme në ora 20:45. Fushata mbyllet më 15 nëntor në transfertë ndaj Bjellorusisë në ora 18:00.

Kalendari i plotë i ndeshjeve të Kombëtares shqiptare në Nations League

Shqipëri – Bjellorusi, ora 20:45, 26 shtator 2026

San Marino – Shqipëri, ora 20:45, 29 shtator 2026

Finlandë – Shqipëri, ora 15:00, 3 tetor 2026

Shqipëri – San Marino, ora 20:45, 6 tetor 2026

Shqipëri – Finlandë, ora 20:45, 12 nëntor 2026

Bjellorusi – Shqipëri, ora 18:00, 15 nëntor 2026

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights