Wrd 2026 hero unesco 696x258

Në vitin 2011, UNESCO shpalli 13 shkurtin si Ditën Botërore të Radios.

Kjo datë u përzgjodh në kujtim të ditës kur u themelua Radioja e Kombeve të Bashkuara në vitin 1946.

Radioja është një medium i fuqishëm. Në nivel global, radioja mbetet mediumi më i konsumuar. Ajo është një medium me kosto të ulët i përshtatshëm posaçërisht për të arritur komunitetet e largëta dhe njerëzit në nevojë, duke ofruar një platformë për të ndërhyrë në debatin publik, pavarësisht nga niveli arsimor i njerëzve. Radioja gjithashtu luan një rol vendimtar në komunikimin emergjent dhe ndihmën në raste fatkeqësish.

Në këtë ditë, mesazhi i drejtorit të përgjithshëm të UNESCO-s, Khaled El-Enany u përqendrua tek marrëdhënia mes radios dhe Inteligjencës Artificiale.

“Së bashku, le të sigurohemi që IA t’i shërbejë publikut dhe jo anasjelltas. Le të sigurohemi që radioja të vazhdojë të informojë me integritet, të lidhet me empati dhe të flasë me një zë njerëzor”, tha drejtor i përgjithshëm i UNESCO-s.

OKB thotë se aktualisht radioja ndodhet në një moment transformimi ku IA mund të ndihmojë në forcimin e misionit të saj kryesor: informimin, edukimin dhe argëtimin. Duke automatizuar detyrat rutinë si planifikimi, gjurmimi i zërit, përditësimet e motit dhe sporteve, si dhe rrjedhat administrative të punës, radiot mund t’i çlirojnë ekipet në mënyrë që të përqendrohen në kreativitet dhe ndërlidhje.

UNESCO-s për Ditën Botërore të Radios 2026 i inkurajon stacionet që ta trajtojnë inteligjencën artificiale si një mundësi për rritje dhe inovacion, duke ruajtur njëkohësisht ngrohtësinë, besueshmërinë dhe prekjen njerëzore për të cilën audienca e vlerëson.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights