Edison Memolla 750x450

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, është dënuar me 1 vit burg, me vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit, për veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim.

SPAK do nxjerrë urdhër-arrestin dhe kryebashkiaku do të shkojë në qeli.

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin eShkallës së Parë.

Përpos 1 viti heqje lirie, Memollës i ndalohet për 5 vite ushtrimi i funksioneve publike.

Janë shpallur fajtorë edhe dy bashkëpunëtorë të kryebashkiakut, Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku.

Ata janë dënuar përkatësisht me nga 1 vit dhe 8 muaj burg, ku për Toskun dënimi u pezullua duke u vendosur në shërbim prove.

Pjesë e kësaj dosje është edhe Ndriçim Tafxhafa, dënuar me 1 vit burg po për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Kujtojmë se më 24 janar të vitit 2025, Gjykata e Posaçme e shpalli fajtor Edison Memollën pas hetimeve që morën indicie nga një emision investigativ

Audio-përgjimi tregoi se kryebashkiaku, asokohe kandidat për kryetar bashkie në Rrogozhinë, ndikonte  tek një punonjës i OSHEE, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor. Kjo sipas SPAK, që të merrte votat në favor të tij.

Sipas SPAK, Memolla ka premtuar edhe punësime në bashkinë Rrogozhinë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights