Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, kryesisht në pjesën e parë të ditës, ndërsa nuk do të mungojnë intervale me kthjellime.
Reshjet parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra në pjesën më të madhe të vendit nga orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit.
Gjatë ditës reshjet e shiut pritet të vijojnë me intensitet të ulët, të herëpashershme në të gjithë vendit por me ndërprerje.
Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore verilindje- juglindje të vendit reshje dëbore me intensitet kryesisht të ulët.
Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 4m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare era pritet të fitojë shpejtësi 9m/s, me valëzimin në det të forcës 1-2ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
Shkodër |
8/12 | Re shi |
Kukës |
8/11 | Re shi/borë |
Lezhë |
9/12 | Re shi |
Dibër |
6/9 | Re shi/borë |
Durrës |
9/16 | Re shi |
Tiranë |
9/17 | Re shi |
Elbasan |
7/15 | Re shi |
Berat |
8/17 | Re shi diell |
Vlorë |
10/17 | Re shi diell |
Korçë |
5/9 | Re shi diell |
Gjirokastër |
8/16 | Re shi diell |
Sarandë |
10/17 | Re shi diell |
