6984e4ac89791.r d.656

Një tragjedi që ka tronditur opinionin publik në dy vende, Itali e Shqipëri, është ajo që ka ndodhur me familjen Kola. Mbrëmjen e së mërkurës, 4 shkurt, katër anëtarë të së njëjtës familje, babai Arti Kola, mamaja Jonida, djali Hajdari dhe vajza Xhesika humbën jetën nga monoksidi i karbonit.

Detaje të tjera janë zbuluar nga mediat italiane, çka e bëjnë këtë ngjarje akoma më tragjike. Ishte ora 21:48 kur karabinierët ngritën alarmin. Të shoqëruar nga vëllai i Artit, Turim Kola, ata rrëzuan derën për të hyrë brenda. Era ishte aq e rëndë dhe mungonte oksigjeni saqë ai vetë dhe oficerët e policisë u helmuan po ashtu.

Nuk munda t’i shpëtoja dot. Humba ndjenjat”, shprehet ai papushim para familjarëve dhe miqve. Ai doli nga spitali në Piza ku u trajtua për helmim. Zv/prokurorja Paola Rizzzo ka hapur një hetim për vrasje të shumëfishtë dhe ka urdhëruar një ekzaminim të jashtëm dhe teste gjaku për të përcaktuar nëse monoksidi i karbonit ishte shkaku i vdekjes së anëtarëve të familjes Kola. Siç shkruan Corriere della Sera, i fundit që ka humbur jetën ka qenë djali i familjes, Hajdari, vetëm 22 vjeç.

Hetimet deri më tani kanë zbuluar se ai ka telefonuar urgjencën në orën 19:58. “Motra ime është sëmurë”, i ka thënë ai operatorit gjatë një bisede që ka zgjatur 11 minuta. Më pas, i riu ka humbur ndjenjat. Ambulanca ka shkuar në orën 20:03 minuta, pra pesë minuta më vonë, por 22-vjeçari i kishte dhënë adresën e gabuar.

Siç shkruajnë mediat, i riu për shkak të monoksidit të karbonit është hutuar duke thënë se jetonte në numrin 168 në vend të numrit 186. Pra, vetëm 350 metra larg nga adresa e duhur. Ambulanca nuk është larguar duke pyetur fqinjët, duke i rënë zileve, por nuk arriti të gjente adresën e saktë. Më pas ata kanë telefonuar karabinierët për ndihmë dhe kanë mundur të gjejnë personin që ka ngritur alarmin duke zbuluar kështu adresën e saktë. Në orën 21:46 ambulanca ka mbërritur në derën e familjes Kola. Por ishte vonë.

Bashkë me ta ishte edhe Turim Kola, i afërmi i tyre. Me dy oficerë të tjerë u përpoqën të hynin në dhomë, por brenda nuk kishte oksigjen. Për këtë arsye edhe ata u sëmurën dhe u dërguan në spital me ambulancë. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të hyrë brenda dhe për të siguruar ndërtesën. Më pas ata gjetën të pajetë babain, Arti Kolën, 48 vjeç, mamanë Jonidën, 44 vjeç dhe dy fëmijët Hadarin e Xhesikën, 22 dhe 15 vjeç, në dhomën e tyre të gjumit.

Tashmë zyra e prokurorisë po heton për depozitën e kaldajës e cila në fakt është e re dhe e mbështjellë me celofan. Megjithatë do të zbulohet nëse ishte e regjistruar, e instaluar në mënyrë korrekte apo subjekt i ndonjë inspektimi apo testimi. Shtëpia ku ndodhi tragjedia është sekuestruar me urdhër gjykate. Arti Kola e kishte blerë tre vjet më parë, por familja ishte zhvendosur aty gjashtë ose shtatë muaj më parë.

Ajo ishte rinovuar nga vetë ai bashkë me ndihmën e disa miqve. Zyra e prokurorisë do të përcaktojë se kush e ka instaluar kaldajën. Një tragjedi që vështirë se do të kalojë lehtë në komunitetin ku ata jetonin në Porcari, apo në Gryksh të Peqinit ku kishin shtëpinë në Shqipëri.

Familja Kola ishte e respektuar në Porcari. Për shkak të tragjedisë një paradë që do të mbahej të dielën do të shtyhet. Ndërsa në Camigliano në shkollën ku shkonte Xhesika, shokët dhe shoqet e saj të klasë kanë vendosur buqeta me lule dhe tollumbace në formë zemre para shtëpisë familjes Kola.

Kjo është hera e dytë që në Porcari, monoksidi i karbonit vriste familje. Më 28 shkurt 1992 Raffaello Malanca, gruaja e tij Piuetra Calisti dhe dy vajzat e tyre u gjetën të pajeta në po të njëjtat rrethana. 34 vite më vonë, ngjarja u ripërsërit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights