Malltezi

Jamarbër Malltezi në një konferencë për mediat denoncoi se akuzat ndaj tij dhe kreut të PD-së, Sali Berisha janë tërësisht politike sa i takon çështjes së privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Ai tha se janë kryerë mbi 35 falsifikime, ndërsa sulmoi kryeministrin Edi Rama se po vjedh tokat e pronarëve legjitimë.

“Prokurorët politikë krijuan narrativën që u shërbente, atë që u dha regjia atyre për të thënë. Krijuan një izolim mediatik prej shumë e shumë muajsh duke marrë vendime të pabazuara në ligj për moskomunikim, gjë të cilën nuk e parashikon kodi penal. Qartazi kemi persekutim politik, nuk kemi ndjekje penale. Kemi izolim mediatik e me radhë. Gjyqet në çdo vend të botës bëhen me kamera sepse shërbejnë dhe si provë. Për fat të keq, prokurorët politikë kishin frikë nga gjyqet e hapura dhe nuk lejuan kamerat në sallën e gjyqit. Ne sot do të paraqesim vetëm pesë shkelje që tregojnë falsifikime nga ana e prokurorisë dhe gjykatës Irena Gjoka e me radhë, ëh për t’ju treguar pse prokurorët kanë frikë që kjo çështje të ketë kamerat në sallë. Ju ftoj gjithashtu, ne këtu do të tregojmë vetëm pesë, por ka mbi 30 apo 35 falsifikime nga ana e prokurorëve politikë. Mirë, prezantimi i sotshëm do të ketë këtë rrjedhë që e shikoni. Pra, fillimisht thanë ka pasur ligje apo VKM nga Berisha me me nominative.
Të shohim a ka ndonjë nga Berisha? Dhe prokurorët vetë thotë pranojnë që nuk ka asnjë. Do të shikojmë fletoret zyrtare që dëshmojnë gënjeshtrën, kallëzimin e rremë të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Do shohim komunikime ekstraligjor, dy raste, komunikime ekstraligjor prokuror me gjyqtar. Gënjeshtra deri në përmbajtjen e VKM-së. E paimagjinueshme të gënjejnë deri në përmbajtjen e VKM-së. Keqpërdorimi i drejtësisë për gjueti shtrigash dhe jo për ndjekje penale dhe një shembull i gënjeshtrës sikur Begejat janë favorizuar. Shumë shkurt i kemi me radhë. Fillimisht duhet t’ju tregoj këtë tabelë e cila në rast se ju kujtohet, ka shprehjen e famshme të Edi Ramës që i kërkon llogari, urdhër, ultimatum SPAK-ut të veprojë ndaj Sali Berishës.

Qoftë në kongresin e Partisë Socialiste në 9 prill 2022, qoftë në asamblenë e PS-së në 7 maj 2022, kur përmend ultimatumin, SPAK-u po delegjitimon gjithë reformën në drejtësi. Menjëherë pas urdhërit të Edi Ramës, kemi aty 16 kërkesa të prokurorëve politikë. Jo një, por 16. A ishte ndonjë prej tyre lidhur me çështjen? Asnjë. Ç’të më dalë përpara, ç’të mundem. Urdhëro ku i keni. Një nga ato janë 16 kërkesa në çdo lloj institucioni duke përfshirë sigurimet shoqërore për shembull e me radhë. Dhe ka kërkuar informacion jo për ndonjë çështje konkrete, po për 30 vjet çfarë keni për Sali Berishën dhe tre breza të Sali Berishës. Urdhëro ku keni një shembull, i cili në rast se e keni parasysh e keni të nënvizuar aty që ka hetim nga 1994 deri 2012-ën për brezninë e tretë të Sali Berishës. I keni me emra. Pra, prokurorët nuk kanë çuar, fillimisht thanë që ne dyshojmë që ka VKM apo ligje nominative. Por nuk çuan asnjë në Gjykatë Kushtetuese si i vetmi organ që duhet të thonte ishte apo s’ishte nominative, siç ka thënë që ligji Fusha është nominativ dhe nuk vepron njeri ndaj Edi Ramës.

Por nuk çuan asnjë, gjë që tregon që e dinin që i kishin gënjeshtra. Çfarë hetuan? 30 vjet, tre breza. Jo për çështje, po ç’të dalë përpara, thjesht në urdhërin e regjisë. Po e bukura është që ka Edi Rama plot VKM nominative, duke përfshirë 4 VKM nominative për Carlo Bolinon, brenda një periudhe nëntë mujore kohe. A ka ndjekje, procedim penal për Edi Ramën për VKM-në nominative? Zero, nuk ja u mban prokurorëve politikë, janë të nënshtruar ndaj Edi Ramës.

Së dyti, ka dy VKM nominative nga Edi Rama për vëllain e tij, kompaninë e vëllait të tij. Njëherë për t’i dhënë 37.000 e kusur metra katror, njëherë tjetër për 12.690 metra katror të tjera. Pra 50.000 metra katror Edi Rama ja jep kompanisë së vëllait të tij me dy VKM nominative. Dy reparte ushtarake që i janë në planin vendor të përhapjes. Prokurorët politikë nuk ndihen. Urdhëro ku kemi fletoret zyrtare. Siç jeni në dijeni, kallëzimi i rremë i kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, thonte kemi dyshime që ajo tokë është e shpronësuar.

Pra, pronarët Begeja janë ndihmuar nga Berisha, ka marrë tokë të shpronësuar nga italianët. Urdhëro ku keni fletoret zyrtare. Një prokuror që ka një tabor me hetues, mjafton 30 minuta, i kemi online fletoret zyrtare dhe mund të gjente që fletorja zyrtare 62 e 42-shit ka dekretin e mbretit numër 90, datë 29.4.42, në të cilin urdhëron rekuizimin dhe për pasojë okupimin për një periudhë gjashtë mujore të tokave të këtyre pronarëve. Dhe ky rekuizim është shtyrë me gjashtë muaj të tjerë, hera e fundit, fletoren zyrtare të botuar me 30 qershor 43, ku është botuar dekreti i mbretit numër 204 datë 4.6.1943. Mjafton kaq dhe do rrëzonte kallëzimin e rremë të Taulant Ballës dhe do hapte çështje penale për kallëzim të rremë. Por jo, prokurorja e promovuar nga Elbasani, ku drejtues politik ishte kryetari i grupit të Partisë Sociale parlamentare të PS-së. Edi Rama po vjedh tokat e pronarëve legjitimë. Do të keni mbi 30 xhevahire të tilla, që tregojnë kapjen politike të prokurorëve.”, tha ai. Ndërkohë, avokati i tij Klodian Skënderi renditi disa nga shkeljet sipas tij të procedurave ligjore për këtë çështje.

“Zoti Malltezi nuk ka mbajtur funksion të lartë shtetëror. Akuzat janë në bashkëpunim me zotin Berisha, por këto gjëra nuk qëndrojnë. Akuzt janë të pabaza, pa themel, janë akuza të ngritura në mënyrë formale. Nuk tregohet se çfarë shkelje ka kryer zoti Berisha dhe zoti Malltezi. Është një ndjekje penale që është ushtruar në mënyrë të njëanshme. Jemi në gjykim në themel.”, tha Skënderi.

Sakaq, avokati Sokol Mëngjësi theksoi se SPAK po shkel procedurat duke iu referuar ‘pastrim të produkteve’ të veprës penale, që sipas tj nuk është në kompetencë të këtij institucioni.

“Kallëzimi, edhe pse është i rremë, SPAK nuk ka regjistruar asnjë emër personi. SPAK ka tejkalur kompetencën e vetë, pasi neni 347 që është pastrim i produkteve të veprës penale, nuk është në kompetencë të tij. SPAK e ka mbajtur mbi 2-3 vite në hetime, pa emra konkrete. Zoti Berisha dhe Malltezi iu caktuan masat pa u pyetur asnjëherë nga prokuroria. Ndryshimi i destinacionit të kompleksit Partizani u bë nga kryeministri i tanishëm Edi Rama. E vetmja pikë u SPAK kapet pas Berishës, është se ky i fundit ka qenë kryetar i KRTRSH-së. Ish-pronarët e Klubit Partizani iu është njohur kjo pronë në 2005 dhe e marrë pronën në 2007.”

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights