Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në pjesën e parë të ditës.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare e më pas gradualisht shtrihen në pjesën tjetër të territorit. Prej orëve të pasdites në zonën e veriperëndimit e pjesërisht në qendër reshje shiu me intensitet mesatar dhe hera-herës deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në relievet malore në veri-verilindje e juglindje të vendit reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jug me shpejtësi mesatare 10m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 17m/s, me valëzimin në det të forcës 3-4ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 9/11 | Re shi diell |
| Kukës | 6/10 | Re shi/borë diell |
| Lezhë | 9/11 | Re shi diell |
| Dibër | 4/8 | Re shi/borë diell |
| Durrës | 9/15 | Re shi diell |
| Tiranë | 9/15 | Re shi diell |
| Elbasan | 8/13 | Re shi diell |
| Berat | 9/15 | Re shi diell |
| Vlorë | 8/15 | Re shi diell |
| Korçë | 2/8 | Re shi/borë diell |
| Gjirokastër | 8/14 | Re shi diell |
| Sarandë | 9/15 | Re shi diell |
