Beckham family feud brooklyn beckham nicola peltz victoria david beckham 1024x683

Brooklyn Beckham duket se ka shtuar tensionin me familjen pas vendimit për të “zhdukur” tatuazhin që ia kishte kushtuar të atit, David Beckham. Tatuazhi në krahun e djathtë, që më parë përmbante fjalën “dad” dhe mesazhin “Love you Bust”, nofka e dashur e David për të birin tani është modifikuar me forma të thjeshta dhe një yll, sipas pamjeve të publikuara nga gazeta The Sun. Teksti me nofkën e babait është gjithashtu zbehur dhe më pak i dukshëm.

Ky veprim vjen pas deklaratës së ashpër të Brooklyn muajin e kaluar, ku ai shprehej se nuk dëshiron të ribashkohet me familjen Beckham. Ai tha se është “i kontrolluar nga një familje që vlerëson promovimin publik mbi gjithçka tjetër” dhe se që nga lidhja me gruan e tij, Nicola Peltz, ka gjetur “paqen dhe lehtësimin” pas përballjes me ankthin.

Vitet e fundit, Brooklyn ka mbuluar edhe tatuazhin “mama’s boy” kushtuar nënës së tij, Victoria. Ndërkohë, prindërit dhe vëllezërit e tij kanë mbajtur një qëndrim të heshtur, duke treguar unitet publik gjatë Javës së Modës Haute Couture. Një burim pranë familjes tha se ata do të mirëprisnin Brooklyn-in nëse ai vendos të rikthehet.

Brooklyn, nga ana tjetër, ka akuzuar familjen e tij për presion dhe përpjekje për të kontrolluar jetën e tij, duke përfshirë tentativat për t’i marrë të drejtat mbi emrin e tij përpara martesës dhe ndërhyrjet në planet e nusërisë së tij. Ai ka thënë se ka vendosur të flasë publikisht për herë të parë për të treguar të vërtetën mbi disa nga gënjeshtrat që janë publikuar në media.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights