Prokuroria e durresit

Prokuroria e Durrësit ka vendosur sekuestrimin e dokumenteve që lidhen me projektin për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Erzen.

Vendimi është marrë më 4 shkurt 2026 me kërkesë të prokurore Suela Beluli, në kuadër të hetimeve pas përmbytjeve në fillim të janarit të këtij viti.

Sipas prokurorisë, është kërkuar administrimi i dokumentacionit pranë Bashkisë Durrës, i cili ka shërbyer për realizimin e punimeve në këtë zonë.

Konkretisht, është urdhëruar sekuestrimi i dokumentacionit të procedurës së prokurimit, zbatimit dhe marrjes në dorëzim të objektit “Rehabilitimi i argjinaturës, ngritjes së bankinës dhe sistemimi i argjinaturës së lumit Erzen”, si dhe i gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor të lejes së ndërtimit për këtë projekt.

Sipas vendimit, sekuestrimi i dokumenteve do të kryhet nga oficeri i policisë gjyqësore, ndërsa një kopje e vendimit i është vënë në dispozicion Bashkisë Durrës.

Personat ose subjektet e interesuara kanë të drejtë të ankimojnë këtë vendim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Ky veprim procedural vjen në kuadër të hetimeve për të verifikuar ligjshmërinë e procedurave dhe përgjegjësitë e mundshme në lidhje me ndërhyrjet në argjinaturën e lumit Erzen dhe pasojat e përmbytjeve në zonë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights