Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë të enjte Pallatin Apostolik të Vatikanit, ku më pas pritet të takohet me Papa Leonin XIV. Siç shihet nga pamjet, ai u prit nga prefekti i Shtëpisë Papnore dhe Zotërinj të Shenjtërisë së Tij.
Më herët mëngjesin e sotëm, ai ka ndarë në rrjetet e tij sociale disa momente nga vizita e tij në bazilikën e famshme të Zojës së Këshillit të Mirë duke e shoqëruar bashkë me një mesazh ku i drejtohet me lutje nënës Mari.
Mbroje Shqipërinë, ndriço mendjet tona dhe na bëj të jemi gjithmonë besnikë ndaj Birit tënd, Jezusit. O Zoja e Këshillit të Mirë, lutu për ne!”, shkruan Rama.
Sjellim ndërmend se kyeministri ka mbërritur në Vatikan ditën e djeshme, më 4 shkurt, i shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama, dhe djali i tij, Zaho. Ndalesa e parë ishte pikërisht në bazilikën e famshme në Genazzano, ku siç u shpreh ai, prej vitit 1467, aty nuk ka shkelur asnjë kryetar shteti apo qeverie shqiptare.
