IMG

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 09:15, në rrugën nacionale Gjirokastër–Tepelenë.

Në aksident janë përfshirë një automjet tip BMW dhe një automjet tip Renault Clio. Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë mbetur të plagosur.

Forcat e shërbimit zjarrfikës kanë ndërhyrë në vendngjarje për nxjerrjen e drejtuesit të automjetit Renault Clio, në pronësi të shtetasit K V, i cili është transportuar me ambulancë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.

Sipas informacionit paraprak, personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shkaqet e aksidentit po hetohen nga policia.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 09:30, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Mashkullorë”, automjeti me drejtues shtetasin K. V., 67 vjeç, banues në Palokastër, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen S. S., 27 vjeç, banues në Berat.

Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 2 pasagjerë, të cilët po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights