Partia e Lirisë, ka reaguar në lidhje me situatën energjetike në vend, ku për shkak të prurjeve të mëdha nga reshjet, Shkodra dhe Lezha po përmbyten. Në një dalje për mediat, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili
“Ka qenë i informuar për sasinë e reshjeve që do të kishte i gjithë Ballkani dhe që do të ishin të shtuara. Dinte gjithçka që do të ndodhte. Të gjitha vendet që kanë energji hidro, shuan prodhimin që basenet e tyre të uleshin që të mos kishte përmbytje, vazhduan prodhimin.
Hajdutët e Shqipërisë nuk duruan dot, në datën 14 nëntor deri në 20 nëntor do të blinin dhe bënë tender për të blerë 42 mijë megawat orë. Pra në vend të prodhonin, blenë dhe ndodhi ajo që pritej, Prurjet që erdhën kishin ngarkesë të lartë.
Dhe tani kujtohen të sheshin, në datën 19 nëntor dalin për të shitur,,. Në të njëjtën ditë hajdutët e Edi Ramës edhe shesin edhe blejnë. Nga 21 mijë megawat nuk u shitën dot më shumë se 16 mijë megawat dhe çfarë ndodh, u hodh në det
Pra hedhim paratë, milina në det dhe mbysim qytetarët në mënyrë të pamëshirshme. Por më e rëndë është ; ‘Rama ka frikë të thotë, për periudhën nga 26 nëntor dhe 4 dhjetor blejnë sërish 42 mijë megawat. Pra Kur kemi këtë situatë energjetike, përse blejnë këta dhe nuk administrojnë këtë prodhim të shtuar, pra 10 herë më pak se importi.
Blejnë 10 fish më shtrenjtë për të vjedhura miliona.

