Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se me debatin e krijuar në lidhje me Komisionin e Territoriales, kryeministri Edi Rama po përpiqet që të devijojë vëmendjen nga çështja e zëvendës kryeministres Belinda Balluku.
Sali Berisha: Sot PD dhe çdo qytetar shqiptar ka në axhendë sa hap sytë derisa sa fle, luftën kundër grushtit të shtetit në mburojë të Ballukut dhe Ramës.
Çdo veprim është i paralizuar në momentin kur mbrohet një kriminele e damkosur.
Çdo veprim është i paralizuar në momentin kur mbrohet një kriminele e damkosur.
Narko qeveritarët, Rama bëjnë gjithçka të spostojnë diskursin nga Lubia tek komisionet, por me këtë nuk do të realizojë dot asgjë.
Në vitet 2005-2013 janë arrestuar 1100 banditë e kapobanda, 15 prej tyre me dënim të përjetshëm. Të tjerë me dënime 25 vite. Por ju jeni dëshmitarë, nuk ka pasur kërcënime ndaj prokurorëve. Unë e besoj që prokurorët sot kërcënohen, është mekanizëm i përdorur nga Rama.
