1770108682 aulonabodo 696x393

Kolegji i Posaçëm i Apelimit la sot në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke konfirmuar Aulona Bodon, në detyrën e ndihmëses ligjore pranë Gjykatës së Lartë.

Në një njoftim për mediet, KPA bën me dije se me vota unanime është lënë në fuqi vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke rrëzuar kërkesën e Aulona Bodos për t’i njohur statusin e magjistratit dhe për t’u emëruar gjyqtare.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë vendosi lënien në fuqi të vendimit nr. 801, datë 19.09.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Aulona Bodo”, theksohet në njoftimin e KPA-së.

Bodo nuk ka qenë dakord me këtë pjesë të vendimmarrjes së KPK-së, dhe e ankimoi vendimin në Kolegjin e Apelimit, që po ashtu e ka rrëzuar kërkesën e saj për t’u emëruar gjyqtare.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights