Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më Mat. Policia ka arrestuar Dario Bruçin i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëjetueses së tij. Si pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike, gruaja është trajtuar me mjekim në spitalin psikiatrik Tiranë.

Një 48 vjeçar është arrestuar pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij. Si pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike, bashkëjetuesja ka marrë trajtim në spitalin psikiatrik të Tiranës.
Për të justifikuar se nuk ishte ai përgjegjës për situatën e rëndë të bashkëjetueses, 48-vjeçari ka pretenduar se gruas i kishin bërë magji, ndaj kishte këto reagime.

48-vjeçari kishte paguar një 37-vjeçar që vinte nga Kosova në shtëpinë e tyre, për të shëruar gruan nga magjia e pretenduar. Por në fakt, sipas videos që policia ka shpërndarë, kosovari vetëm sa e lëndonte edhe më shumë 33-vjeçaren pasi e godiste me kaçavidë nëpër trup.
Nga hetimet e kryera, rezulton se 33-vjeçarja, si pasojë e dhunës është dërguar nga familjarët e saj për trajtim mjekësor dhe në spitalin psikiatrik, Tiranë.
Sipas policisë, Dario Buçi është i dënuar më parë për kërcënim dhe kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë. Në banesë, policia i gjeti 380 fishekë, ndaj 48-vjeçari Bruçi do të hetohet edhe për armëmbajtje pa leje.
 

Edhe 37-vjeçari nga Kosova, Kujtim Popaj u arrestua nga policia dhe do të hetohet për mashtrim, pasi po mbante lojën e burrit dhunues, duke pretenduar edhe ai se po shëronte magjinë. 

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights