SPAK 2 1024x576

Apeli i GJKKO-së ka vendosur sot në 29 janar pezullimin e dënimeve me burg për pesë të pandehur në një nga dosjet më të ndjekura për korrupsion në vend, e njohur si dosja 5D. Ata akuzohen për shkelje të barazisë në tendera.

Mes përfitueseve është Englantina Zere, e cila, së bashku me zyrtarët e tjerë ishte dënuar më parë nga gjykata e shkallës së parë. Vendimi i Apelit parashikon konvertimin e dënimit me burg në dënim me shërbim prove për 12 muaj.

Përveç Zeres, Apeli vendosi konvertim të dënimit në shërbim prove edhe për Enkelejda Qytën, Bruno Koçin, Rivjola Baxhën dhe Kristo Zhulatin, të cilët gjithashtu do të kryejnë dënimin e tyre përmes shërbimit të provës për një periudhë 12-mujore.

Dosja 5D është ndër dosjet e ndjekura nga GJKKO, me akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre në administratën publike. Hetimet kanë përfshirë zyrtarë të lartë dhe biznesmenë të dyshuar për afera financiare dhe tenderë të dyshimtë.

Zyrtarët e lartpërmendur u morën të pandehur në kuadër të dosjes që njihet për publikun si dosja “5D Konstruksion”, fraksioni i dytë i saj, dhe dyshohet se kanë favorizuar dy kompani në një tender për “Rikonstruksionin e sheshit të parkimit te Selman Stërmasi”.

Në gjyq për të njëjtën dosje, në një proces më vete, janë edhe Redi Molla dhe Mariglen Qato, të cilët akuzohen se, duke drejtuar në hije kompaninë “5D Konstruksion”, kishin marrë disa tendera në shkelje të ligjit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights