1200 630 artan hoxha 433x300

Gazetari Artan Hoxha është paraqitur pak më parë në Prokurorinë e Posaçme.

Mësohet se gazetari Hoxha ka dorëzuar në SPAK audiopërgjimin original në lidhje me “21 Janarin”.

Në një prononcim për mediat jashtë ambienteve të SPAK, Hoxha tha se kaseta është një diktofon, ku dëgjohen qartësisht urdhrat që janë dhënë nga komandanti i Gardës, para gjatë dhe pas momentit kur ndodhën vrasjet.

“Ka qenë një deklarim i gjatë në lidhje me procedimin që ka hapur SPAK.  Unë pata paraqitur një kasetë, dhashë edhe deklarimet për ngjarjet konkrete. Në vijim të atij deklarimi jam paraqitur sot. Kam dorëzuar kasetën origjinale. Është një kasetë diktofoni. Edhe kaseta e parë nuk është ekspertuar akoma.

Materiali që është dorëzuar sot është kaseta origjinale e regjistruar në audio ku dëgjohen qartësisht urdhrat që janë dhënë nga komandanti i Gardës, para gjatë dhe pas momentit kur ndodhën vrasjet në 21 janar.

Tashmë kemi një indicie që të çon drejt provës. Ky audio regjistrim dëshmon qartë që vrasjet nuk janë bërë nga pakujdesia, por janë bërë me urdhër dhe ka patur hierarki që komandonte të gjithë forcat e Gardës”, tha Hoxha.

I pyetur për burimin e këtij materiali, Hoxha deklaroi se ai duhet të mbrohet pasi i ka bërë një shërbim të madhe vendit dhe se ka ndryshuar komplet hetimin, pasi më parë vrasjet i cilësuan nga pakujdesia.

“Për mua merr shumë rëndësi mbrojtja e këtij burimi. Është një burim që i ka bërë një shërbim të madhe vendit, rëndësia e tij është e madhe sepse denoncon një krim shtetëror”,

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights