Kuvendi nisi sot punimet për sesionin e dytë të Legjislaturës XI.
Seanca ka nisur me përplasje teksa deputetët e Partisë Demokratike, menjëherë pas përfundimit të Himnit Kombëtar, kanë bllokuar foltoren e Kuvendit.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka hedhur akuza ndaj mazhorancës, teksa fliste kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.
Opozita nuk ka pranuar që të ulen në karriget e tyre dhe të vijojë seanca.
Peleshi me kërkesë të kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka hedhur në votim pikat e rendit të ditës, duke mbyllur seancën.
Seanca pati rend dite procedurial, ku u përfshinë miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme dhe njoftime, sipas parashikimeve të Rregullores së Kuvendit.
Konferenca e kryetarëve miratoi sot më herët projektprogramin dhe projektkalendarin e punimeve të Kuvendit, si dhe projektkalendarin e ushtrimit të kontrollit parlamentar, në përputhje me Rregulloren.
