09

Burime bëjnë me dije se pas një konflikti të dhunshëm, burri dyshohet se e ka dhunuar bashkëshorten dhe më pas e ka transportuar atë në urgjencën e spitalit, ku ajo ka mbërritur pa shenja jete.

Hetimet paraprake ngritin dyshime se, përveç dhunës fizike, viktima mund të jetë mbytur me duar.

asi e ka lënë gruan në spital, autori është kthyer në banesë, ku më pas dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij. Çifti kishte dy fëmijë, ndërsa familjarët kanë deklaruar për policinë se kohët e fundit marrëdhënia mes bashkëshortëve ishte e tensionuar dhe ata ndodheshin në prag të ndarjes.

Detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Orikum kanë dalë në dritë.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se çifti i bashkëshortëve nuk jetonin më së bashku prej rreth dy muajsh dhe kishin vendosur të qëndronin të ndarë, për shkak të problemeve të vazhdueshme mes tyre.

Mësohet se viktima, Sose Xhebro, ishte kthyer së fundmi nga Italia, ku jetonte, për të kaluar festat e fundvitit në Shqipëri. Pikërisht gjatë kësaj periudhe dyshohet se janë përshkallëzuar konfliktet, të cilat kanë çuar në ngjarjen tragjike, ku Llogora Xhebro i ka marrë jetën 40-vjeçares.

Hetimet po vijojnë për të sqaruar dinamikën e plotë të rastit, ndërsa autoritetet po mbledhin dëshmi nga familjarë dhe persona të afërt me çiftin, për të kuptuar më mirë rrethanat që paraprinë vrasjen dhe vetëvrasjen.

 

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights