Thumbs b c 96f929654a5bceedd31206ffd9008d60 696x392

Tragjedia në barin ”Le Constellation” në Crans Montana në natën e Vitit të Ri duket se nuk është shkaktuar nga një akt terrorist, shkruan il messaggero.it.

Shpërthimi që vrau dhjetëra njerëz dhe plagosi të paktën 100 të tjerë mund të jetë shkaktuar nga një qiri mbi një shishe shampanje.

Besohet se zjarri është ndezur nga një qiri ditëlindjeje i cili ishte bashkangjitur në një shishe shampanje.

Kur një grua ngriti shishen, qiri thuhet se ndezi tavanin dhe flakët u përhapën shpejt. Disa dëshmitarë përshkruan skena kaotike për stacionin televiziv francez Bfmtv.

Ata thanë se në bar shpërtheu “panik absolut”, me të gjithë duke bërtitur.

“Flaka ishte vetëm një metër larg nesh”, thanë Emma dhe Albane, dy gra të reja franceze që arritën të shpëtonin.

”Një qiri i ndezur mbi një shishe shampanje i vuri flakën tavanit kur një grua, duke mbajtur shishen mbi supet e një gruaje tjetër, e mbajti atë shumë lart. Flaka u përhap shumë shpejt”, theksoi Victoria, një grua tjetër franceze e pranishme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights