Screenshot 2025 12 29

E konsideruar si “perlë” e Alpeve Shqiptare, Lëpusha në Malësi të Madhe vijon të tërheqë vizitorë në çdo stinë të vitit.

Me male të larta me bllokun shkëmbor të Shënikut në Bjeshkët e Namuna dhe malet përreth, zona shquhet për kullotat e gjelbra dhe pyjet e dendura.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga malet e Lëpushës, në zemër të Malësisë së Madhe, ku vlerësoi peizazhin e qetë alpin ku natyra ruan ritmin e saj duke ftuar për eksplorim ekoturistik dhe përvoja unike.

Malësia e Madhe po kthehet gjithnjë e më shumë në një pikë referimi për turizmin malor dhe atë familjar, duke tërhequr vizitorë vendas e të huaj në çdo stinë të vitit.

Potenciali i pasur natyror, mikpritja tradicionale dhe zhvillimi i agroturizmit po e bëjnë zonën një ndër destinacionet më premtuese për turizmin e qëndrueshëm në Shqipëri.

Kjo zonë po tërheq mjaft vizitorë e turistë të huaj, kryesisht ata që pëlqejnë ngjitjet malore, aventurën, sportet e borës dhe natyralistët.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights