Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Koplikut, ku një i ri ka humbur jetën në mënyrë tragjike gjatë orarit të punës.
Sipas informacioneve paraprake nga Policia e Shkodrës, viktima është shtetasi me iniciale E. K., 27 vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40, në një magazinë ku i riu po punonte për montimin e disa paneleve diellore.
“Rreth orës 11:40, në qytetin e Koplikut, shtetasi E. K., 27 vjeç, dyshohet se duke punuar në një magazinë për të vendosur disa panele diellore, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën“, njoftoi policia.
