Ditën e martë, moti në vendin tonë pritet të jetë i kthjellët dhe me vranësira të mesme e të larta.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se era do të fryjë me drejtim nga lindja, me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina do të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s, e shoqëruar me valëzim në det të forcës 1–3 ballë.
Temperaturat pritet të jenë në rritje, ku minimalet do të zbresin në -1 dhe -2 gradë Celsius në Dibër dhe Korçë, ndërsa maksimalet do të regjistrohen në ultësirën perëndimore, ku temperatura pritet të arrijë deri në 20 gradë Celsius.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 2/15 | Diell re |
| Kukës | 1/6 | Diell re |
| Lezhë | 1/14 | Diell re |
| Dibër | -1/4 | Diell re |
| Durrës | 6/18 | Diell re |
| Tiranë | 6/18 | Diell re |
| Elbasan | 7/18 | Diell re |
| Berat | 3/19 | Diell re |
| Vlorë | 7/20 | Diell re |
| Korçë | -2/9 | Diell re |
| Gjirokastër | 3/19 | Diell re |
| Sarandë | 8/19 | Diell re |
