Maxresdefault

Një tjetër rast i shfrytëzimit të prostitucionit është zbuluar në zonën e njohur si Shkëmbi i Kavajës në Durrës.

Sipas policisë, dy vajza nga Kolumbia kishin marrë një apartament me qira në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe e shfrytëzonin për prostitucion.

Nga operacioni “Storm”, u arrestuan për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, shtetaset L. S, 26 vjeçe dhe M. P, 26 vjeçe, të dyja banuese në Kolumbi.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. M., 22 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale “Prostitucioni”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash në lekë dhe në valutë, 3 aparate celular, një bllok shënimesh dhe disa karta sim.

Materialet procedurale ju kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjshëm Durrës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights