WhatsApp Image 2025 12 09 at 09.02.05 1024x683

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, vizitoi këtë të martë, më 9 dhjetor, Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, ku ekipet operojnë 24/7 në shërbim të qytetarëve.

Ajo u prit nga kreu i qendrës, Skënder Brataj, i cili prezantoi njësinë e koordinimit, të cilën e përshkroi si “trurin e institucionit”.

Sala u njoh nga afër mbi  funksionimin e qendrës së thirrjeve 127, koordinimin me ekipet në terren, si dhe përdorimin e teknologjive të monitorimit në kohë reale, të cilat garantojnë reagim të unifikuar dhe të shpejtë në të gjithë vendin.

Sa më mirë të jetë i menaxhuar sistemi, aq më shumë jetë shpëton. Është matematikë e thjeshtë”, tha ministrja Sala, duke theksuar gatishmërinë e punonjësve sidomos në periudhën festive.

“Gatishmëri operacionale, sidomos tani në periudhën që është më e ndjeshme sepse janë festat, ka më shumë lëvizje, qarkullim, prandaj edhe nga ana ime personale si mjeke por edhe institucionale, ju falënderoj.”, tha Sala.

Kjo është një periudhë e ndjeshme me rritje të qarkullimit, ndaj reagimi i shpejtë bën diferencën. Kapacitetet tona të urgjencës janë në gatishmëri të plotë operacionale në koordinim me të gjitha strukturat e sigurisë për t’u përgjigjur menjëherë në çdo urgjencë”, shtoi ministrja.

Ajo vazhdoi: “Prioriteti ynë është që çdo thirrje të marrë përgjigje të menjëhershme dhe çdo qytetar të marrë ndihmën e duhur, kudo që ndodhet, një angazhim që garanton shërbim shëndetësor pa ndërprerje dhe mbarëvajtjen e sezonit festiv”.

Stafet e urgjencës prezantuan protokollet e reja të menaxhimit të flukseve dhe mobilizimin e rrjetit rë autoambulancave dhe motoambulancave në zona me risk të shtuar, për të siguruar mbulim të plotë gjatë periudhës festive.

Brataj theksoi rëndësinë e qendrës dhe vizionin për zgjerim: “Një qendër si kjo do të përgatisim edhe në Vlorë”. Ndërsa ministrja Sala shtoi se zgjerimi i qendrave emergjente i afron shërbimet më pranë pacientëve.

Ndërsa zhvillonte vizitën në këtë qendër, Brataj i tregoi ministres se ende çdo ditë në këtë institucion matej temperatura, një zakon që kishte mbetur që nga periudha e Covidit.

Jemi i vetmi institucion shefe këtu që masim temperaturën që nga Covidi”, tha ai.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights