Të dielën në Kukës do të mbahen zgjedhjet për kryetar bashkie, ndërsa ditën e sotme është publikuar fleta zyrtare e votimit.

Në garë janë vetë dy kandidatë: Albert Halilaj nga Partia Socialiste dhe Emri Vata nga koalicioni “Bashkë Fitojmë. Kujtojmë se zgjedhjet në Kukës, vijnë pas video-skandalit të ish-kreut të bashkisë, Safet Gjicit.

Procesi i votimit të zgjedhjeve të pjesshme në Kukës do të mbahet në 74 qendra votimi, ku një prej tyre është në institucionin e paraburgimit në Bashkinë Kukës. Janë në total 45 828 qytetarë me të drejtë vote, që të dielën i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e Kukësit.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights