Dritandajti

Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë vendimin e Apelit për pushimin e hetimeve ndaj tre gjyqtarëve Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, të cilët lehtësuan dënimin për Dritan Dajtin ne shkurt te vitit 2019.

Trupi gjykues i përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici prishën vendimin e Apelit të GJKKO të datës 27 nëntor 2020 dhe vendosën rikthimin e ccështjes në të njëjtën gjykatë por me tjetër trupë gjykuese.

Dritan Dajti u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e 4 punonjësve të policisë dhe ndodhet në qeli prej vitit 2008.

Por, në shkurt te vitit 2019 një trupë gjykuese pranë Apelit të Krimeve të Rënda për Dritan Dajtin në 2019 vendosi të shunate burgimin e përjetshëm për Dajtin duke e dënuar atë me 25 vite burg.

Tre gjyqtarët Skënder Damini, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj në shumicë, vendosën të pranojnë kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar, ccka uli dënimin e tij me 1/3

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights