Screenshot 2025 12 01

Policia Rrugore e Durrësit vuri në pranga 7 drejtues automjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe një drejtues mjeti për posedim të lëndëve narkotike. Po ashtu, u procedua penalisht edhe një tjetër, për drejtim mjeti pa lejedrejtimi.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë intensifikuar monitorimet në të gjitha akset rrugore të qarkut Durrës, me qëllim parandalimin e ngjarjeve me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, si dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit.
Si rezultat i monitorimeve, gjatë 72 orëve të fundit, janë vënë në pranga 7 drejtues automjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe një drejtues mjeti për posedim të lëndëve narkotike.
U vunë në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur shtetasit B. M., 29 vjeç; B. Ll., 25 vjeç; I. Gj., 33 vjeç; N. K., 28 vjeç; Y. M., 60 vjeç; Ç. K., 43 vjeç, banues në Durrës; dhe K. S., 46 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu, u vu në pranga edhe shtetasi K. A., pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij, shërbimet e Policisë Rrugore i gjetën dhe i sekuestruan një sasi kanabisi.
Në vijim të monitorimit dhe kontrolleve, u procedua penalisht për drejtim mjeti pa lejedrejtimi edhe një 17-vjeçar.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights