Një aksident është regjistruar pak më parë pranë kryqëzimit të Rrilës përgjatë superstradës Lezhë–Milot, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e goditjes së fortë, një nga makinat ka përfunduar e përmbysur në një kanal anës rrugës.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
