📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Udhëheqësit e Hungarisë, Rumanisë, Gjeorgjisë dhe Azerbajxhanit kanë finalizuar një marrëveshje për një lidhës elektrik nënujor që mund të bëhet një burim i ri energjie për BE-në në mes të një krize të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Marrëveshja përfshin një kabllo që kalon në Detin e Zi që do të lidhë Azerbajxhanin me Hungarinë nëpërmjet Gjeorgjisë dhe Rumanisë.

Dakordësia mes vendeve ka ardhur pasi Hungaria, e cila ka lobuar shumë kundër sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë për luftën e saj në Ukrainë, po kërkon burime shtesë për lëndët djegëse fosile për të reduktuar varësinë e saj të madhe nga nafta dhe gazi rus.

Azerbajxhani planifikon të eksportojë energji elektrike nga fermat e erës në det të hapur në Evropë përmes Gjeorgjisë, një kabllo nën Detin e Zi dhe më pas në Rumani dhe Hungari.

Zyra e presidentit rumun Klaus Iohannis tha në një deklaratë të premten se marrëveshja midis katër vendeve do të sigurojë “kornizën financiare dhe teknike” për projektin e kabllove elektrike nënujore, ndërsa rojekti do të synojë të diversifikojë furnizimet me energji dhe të rrisë sigurinë rajonale të energjisë.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights