📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Detaje të reja për ngjarjen që tronditi Tiranën pasditen e së premtes, ku një 49-vjeçar u vra në një lokal në rrugën “Fadil Bodinaku” në Tiranë.

Edmond Papa u qëllua me 9 plumba dhe humbi jetën rrugës për tek Trauma.

foto galeri

Autori mbetet ende i paidentifikuar nga policia, teksa grupi hetimor ka shoqëruar disa persona që ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes.

Po kështu janë sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë, jo vetëm të vendit të krimit, por edhe subjekteve pranë, për të bërë të mundur zbulimin e autorit.

foto galeri

Viktima kishte dy mbiemra dhe njihej gjithashtu si Edmond Hoxha. 49-vjeçari ishte me origjinë nga Fieri, por banonte prej vitesh në Sarandë ku dhe kishte shtrirë aktivitetin e tij në fushën e biznesit, kishte disa prona dhe biznese, mes tyre dhe hotelin e njohur Blu Sky.

Edmond Papa kishte ardhur të premten nga Saranda në Tiranë dhe u qëllua pak metra larg nga banesa e të vëllait. Sipas rindërtimit të skenës së krimit, autori e ka qëlluar nga distancë e afërt 49-vjeçarin dhe ka zbrazur mbi të plot 9 plumba.

Policia dyshon se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh. 

Papa (2)

Mësohet se 49-vjeçari kishte precedent në fushën e narkotikëve dhe se më parë ka qenë i dënuar në Greqi për drogë.

 
https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights