📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Malisheva

Një ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Malishevën, ku dhëndri i familjes i mori jetën me armë zjarri dy vëllezërve Driton dhe Naim Morina, policia ka arrestuar të dyshuarin.

Lajmi u konfirmua nga drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

I dyshuari me inicialet A.I. ka marrë trajtim të parë mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, pasi kishte mbetur i plagosur gjatë përleshjes. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai është transferuar më pas në QKUK për trajtim të mëtejshëm.

Krimi i rëndë ndodhi mesditën e së enjtes së 6 nëntorit në fshatin Golluboc të komunës së Malishevës, kur i dyshuari me inicialet A.I, vrau para shtëpisë së tyre vëllezërit Driton dhe Naim Morina. I dyshuari ishte një emër i njohur për forcat e rendit, pasi më herët ishte akuzuar për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights