Bashkimi Evropian publikon sot vlerësimet e tij për vendet kandidate, mes tyre Shqipërisë, duke vlerësuar progresin që ato po bëjnë në rrugën për t’u bërë anëtarë të unionit
Kos tha se kanë bërë “përparime të rëndësishme në rrugën drejt BE-së të arritura deri më tani Mali i Zi, Shqipëria, Moldavia dhe Ukraina”, duke theksuar se “reformat shpërblehen”.
‘Mund të them se këta katër kandidatë i kanë përputhur ambiciet e tyre me veprime konkrete–tha komisionerja.
Kos vlerësoi Shqipërinë për “përparimin e pashembullt” gjatë vitit të kaluar, me “angazhim të fortë politik dhe aspirata të qarta për në BE të shoqërisë së saj”.
