📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Gjykata e Pogradecit ka lënë në burg 28 vjeçaren Erisa Ferro, Likmet Bashën dhe 17 vjeçarin M. K.

Prokuroria ka kërkuar për tre të arrestuarit, mbi të cilët rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, masën e sigurisë arrest me burg, masë të cilën gjykata e ka lënë në fuqi.

28 vjecarja dhe dy bashkëpunëtorët e saj u ndaluan nga policia e Korçës dy ditë më parë teksa tentuan të transportojnë në Maqedoninë e Veriut një sasi prej 58 kg kanabis sativa.

28-vjeçarja ishte punonjëse pranë sektorit përkatës të e-Albania, në nivelin Specialiste.

AKSHI reagoi thënë se kanë nisur procedurën për shkarkimin e saj nga puna. “Në vijim të deklaratës së Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës, për finalizimin e operacionit “Restart”, me arrrestimin e 3 shtetasve, ndër të cilët dhe znj.

Erisa Fero, AKSHI njofton se: bazuar në legjislacionin shqiptar në fuqi (Kodi i Punës), ka nisur menjëherë procedurën për shkarkimin nga puna të këtij personi.

Znj. Erisa Fero, ishte punonjëse pranë sektorit përkatës të e-Albania, në nivelin Specialiste. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, dënon çdo akt të kundra ligjshëm dhe siguron se do të jetë gjithmonë mbështetës në proceset e institucioneve që veprojnë në mbrojtje të ligjit.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights