Whatsapp image 2025 10 23 at 13.03.09 1024x682

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar përmes një deklarate për mediat këtë të enjte, më 23 tetor, lidhur me raportin përfundimtar të publikuar nga misioni i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit.

“Por në raportin që unë shpresoj të mos jetë fake, të jetë real, që është vendosur në internet, rezulton se nuk është hequr asnjë presje. Aty faktohet se në kundërshtimet me parimet ndërkombëtare, Edi Rama i ka shndërruar punonjësit e administratës në patronë të urryer të shqiptarëve për votën. Aty faktohet se janë përdorur bonuse për votën, dhuratë për votën 100 euro për pensionistët. Faktohet se është përdorur falja e gjobave 200 milionë për votë.

Faktohet se janë dhënë 138 licenca për 28 mijë hektarë tokë të mbjellë me kanabis. Pra, faktohet se u dhanë 500 milionë euro prokurime në kundërshtim më ligjin për të blerë vota.

Faktohet përdorimi i punësimit të përkohshëm në mijëra raste për të blerë vota. Faktohet terrori mbi punonjësit e administratës për të votuar. Faktohen pra të gjitha mënyrat për të kontrolluar vullnetin e qytetarëve për votën. Në raport, lexojeni një frazë, po të mos bënin këto, zgjedhjet do ishin më afër zgjedhjeve të lira.

Pra, janë në Siberi krahasuar me distancën tani.  Nuk janë kërkund. Janë zgjedhje farsë.”, tha Berisha.

Ai shtoi se raporti fakton gjithashtu angazhimin e të gjitha resurseve të administratës njëlloj si në partinë shtet. Më tej, Berisha u shpreh se “Shqiptarët duhet të ngrihen për zgjedhje të lira dhe të ndershme!“

Deklaratën e tij, kryedemokrati e vijoi duke ndalur kërkesa për një qeveri teknike. Ai theksoi se pa presionin qytetar, ndryshimi nuk do të ndodhë.

“Tani, qeverinë teknike nuk ta krijon kush po nuk e krijove vetë, po nuk e e imponove vetë. Prandaj, në qoftë se shqiptarët duan të votojnë të lirë, të përgatitemi për betejën tonë, për protestën tonë, për votën e lirë. Qeveri teknike ne kërkojmë, por të jeni të sigurt, pa zërin tonë të fuqishëm në rrugë dhe sheshet e këtij vendi, ajo nuk krijohet. Dhe ne do ngrihemi dhe kjo nuk ka diskutim.”, deklaroi Berisha.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights