Aksident1 2

Një aksident tragjik rrugor në Ugandë ka lënë të paktën 46 persona të vdekur, pasi dy autobusë u përplasën “kokë më kokë”, ndërsa përpiqeshin të parakalonin një kamion dhe një makinë në autostradën Kampala – Gulu.

Policia tha se aksidenti ndodhi në orën 00:15 dhe për shkak të manovrës së rrezikshme, ndodhi një përplasje zinxhir, që përfshiu gjithsej katër automjete.

Fillimisht u raportuan 63 viktima, por më vonë u saktësua se disa prej tyre ishin të plagosur.

Të mbijetuarit janë dërguar në spitale në qytetin Kiryandongo, ndërsa hetimet për shkaqet e ngjarjes vazhdojnë.

Presidenti Youeri Museveni shprehu ngushëllime dhe shpalli ndihma financiare për viktimat dhe të plagosurit.

Policia apeloi për kujdes në rrugë dhe ndalim të parakalimeve të rrezikshme, duke cilësuar këto arsye si shkaqe kryesore të aksidenteve në vend.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights