Header zeitumstellung wetter alarm.1712559110359 696x261

Të dielën e kësaj jave, akrepat e orës do të kthehen pas 60 minuta.

Ndërrimi i orës më 26 tetor do të ndodhë në orën 03:00, kur akrepat do të zhvendosen në orën 02:00, duke na dhënë mundësinë të flemë një orë më shumë. Një tjetër ndryshim është fakti se pasdite do të ketë një orë më pak dritë natyrale.

Të gjitha pajisjet digjitale përditësohen automatikisht.

Ora diellore qëndron në fuqi deri më 29 mars 2026, kur si gjithmonë në 03:00 të mëngjesit, në fuqi hyn ora ligjore, e njohur ndryshe si ajo verore. Përcaktimi i ndryshimit të orës nuk ka asnjëherë datë fikse, në të dyja rastet, por aplikohet gjithmonë natën mes të shtunës e të dielës së fundit të tetorit e muajit mars.

Prej vitesh diskutohet për ta eliminuar këtë ndryshim (nga ora legale në orën diellore) por vendet e Bashkimit Evropian ende nuk janë dakordësuar, megjithëse ekziston mendimi se ndryshimi i orës ka efekte jo të mira në shëndetin mendor, shpenzim energjie, të ardhurash etj.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights