Thumbs b c b90091d3cd47e96c39d791e695bc4ad0 696x392

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan tha të premten se Gaza ka nevojë urgjente për t’u shëruar dhe rindërtuar, duke theksuar përpjekjet e Turqisë për të siguruar që marrëveshja aktuale Hamas-Izrael të kontribuojë në paqen e qëndrueshme.

Duke folur në Forumin e 5-të të Biznesit dhe Ekonomisë Turqi-Afrikë në Stamboll, Erdoğan tha se “Për shkak të historikut të dobët të Izraelit, ne mbetemi të kujdesshëm pasi Gaza ka nevojë urgjente për t’u shëruar dhe rindërtuar”.

Erdoğan shtoi se Turqia po bën përpjekje intensive për të siguruar që marrëveshja Hamas-Izrael të zgjasë dhe të hapë rrugën për paqe të qëndrueshme.

Lidhur me krizën e vazhdueshme në Sudan, ai tha se Turqia është thellësisht e trishtuar nga përleshjet në Sudan, duke shprehur shpresë për një armëpushim dhe paqe të qëndrueshme atje.

Gjithashtu presodenti Erdoğan nënvizoi se komuniteti ndërkombëtar nuk i ka kushtuar vëmendje të mjaftueshme tragjedisë në Sudan, duke theksuar se “ndalimi i gjakderdhjes është detyrë humanitare e të gjithëve”.

“Bota perëndimore, për fat të keq, i sheh luftërat civile, konfliktet dhe mosmarrëveshjet në Afrikë si fatin e kontinentit”

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights