Moti 2 scaled

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra në pjesën më të madhe të territorit. Lokalisht dhe në periudha tepër afatshkurtra në pjesën e parë të ditës reshjet parashikohen  me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore. Pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor por me intensitet mesatar mbesin hera-herës në qendër.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 22 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET
Shkodër 11/15

Re shi

Kukës 8/13

Re shi

Lezhë 12/17

Re shi

Dibër 9/12

Re shi

Durrës 13/18

Re shi

Tiranë 13/19

Re shi

Elbasan 13/21

Re shi

Berat 13/19

Re shi

Vlorë 14/20

Re shi

Korçë 8/12

Re shi

Gjirokastër 11/16

Re shi

Sarandë 12/18

Re shi

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights