Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Ish-kryeministri çek, Andrej Babis u lirua nga akuza për mashtrim, sipas procedimit gjyqësor për çështjen e një resorti turistik, ku ish-kryeministri dhe kandidati presidencial kishte përdorur fondet evropiane.

Gjyqtari i Gjykata e Pragës dha sot vendimin, në fund të një procesi që filloi shtatorin e kaluar.

Babis, i cili beson se gjyqi i tij ishte i motivuar politikisht, ishte akuzuar se kishte përvetësuar dy milionë euro subvencione për të financuar ndërtimin e një kompleksi të madh që përfshinte një qendër konferencash, një kompleks hotelerie, një fermë dhe një kopsht zoologjik.

Javën e kaluar prokurori kishte kërkuar dënim me burg me kusht prej tre vjetësh dhe një gjobë prej 10 milionë korona (rreth 415 000 euro) kundrejt Babis.

Në fjalën e tij përmbyllëse, ai ka shpjeguar se resorti turistik nuk mund të shihej si një kompani e vogël ose e mesme dhe për këtë arsye nuk mund të kualifikohej për të marrë subvencione nga BE-ja.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights