Dy qytetarë shpëtojnë një grua nga tentativa për vetëvrasje në Kavajë
Një ngjarje e rëndë u parandalua sot pranë mbikalimit të Kavajës, afër Mobilerisë “Veliu”, ku një grua tentoi t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga lartësia.
Falë reagimit të menjëhershëm të qytetarëve të pranishëm, jeta e saj u shpëtua.
Dy qytetarë, Haxhiu dhe Albi, komunikuan me gruan për rreth 20 minuta, derisa e bindën të hiqte dorë nga hapi i rëndë.
Pas ndërhyrjes së tyre, në vendngjarje mbërriti policia, e cila po kujdeset për sigurinë e saj.
Falë kurajos së këtyre qytetarëve u shmang një tragjedi dhe u shpëtua një jetë.
