Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Është liruar nga burgu italiani Sandro Mugnai, i cili vrau me armë zjarri shqiptarin që po shkatërronte me buldozer banesën e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi natën mes 5 dhe 6 janarit në Arezzo.

Gjykata vendosi që mos të marrë asnjë masë paraprake për 53-vjeçarin, një artizan i hekurit, i cili u arrestua natën e Epifanisë në fshatin San Polo për vrasje.

Sipas gjyqtares hetuese Giulia Soldini, kushtet për masën e sigurimit në burg nuk ekzistojnë: rrezik arratisjeje, prishje të provave dhe përsëritje e krimit.

Mugnai iu përgjigj pyetjeve gjatë seancës gjyqësore, ndërsa pohoi se veproi në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi rrezikoheshin 6 jetë në banesë.

Natën mes 5 dhe 6 janarit, 53-vjeçari mori pushkën e gjuetisë që mbante rregullisht dhe qëlloi në drejtim të shqiptarit Gezim Dodolit, 59 vjeç, i cili ndodhej në kabinën e mjetit mekanik me kovën që çante murin dhe hyrjen në banesa.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights