📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 NASA ka zbuluar se një kometë, e cila shfaqet një herë në 50.000 vjet.

Ajo është quajtur C/2022 E3 (ZTF) dhe do të shfaqet në qiell prej 12 janarit.

Ky zbulim është bërë në datën 2 mars 2022 nga astronomët duke përdorur kamerën e vëzhgimit në Observatorin Palomar, në qytetin e San Diegos, Kaliforni.

Sipas Earthsky, ndërsa kometa i afrohet Tokës thuhet se do të pozicionohet pranë Yllit të Veriut.

Sipas NASA-s kometa do të jetë e dukshme për vëzhguesit përmes dylbive. Në hemisferën veriore do të jetë e dukshme gjatë janarit, ndërsa në hemisferën jugore në fillim të shkurtit.

Në varësi të asaj se sa e ndritshme bëhet në javët e ardhshme, C/2022 E3 (ZTF) mund të bëhet e dukshme me sy të lirë në netët e fundit të janarit.

Kometa në ndryshim nga yjet, dallohet nga bishtat e saj me vija pluhuri dhe grimcash energjike, si dhe koma e gjelbër e ndezur që e rrethon.

 

Koma është një mbështjellje që formohet rreth një komete ndërsa kalon afër diellit, duke bërë që akulli i saj të sublimohet ose të kthehet drejtpërdrejt në gaz.

Kjo bën që kometa të duket e paqartë kur vëzhgohet përmes teleskopëve.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights