Durresi 1024x427

Reshjet e dendura të shiut, të cilat nisën pas mesnatës dhe vijuan me intensitet deri në orët e para të mëngjesit, kanë shkaktuar probleme të shumta në qytetin bregdetar të Durrësit.

Përmbytje të konsiderueshme janë regjistruar në disa rrugë kryesore, banesa dhe biznese, veçanërisht në katet e para të godinave, ka patur ndërprerje të energjisë elektrike ndërsa gjithashtu mendohet të kemi dhe një viktimë, pasi një i moshaur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ndërsa lëvizte në trotuar.

Rrugët e përmbytura

Reshjet e shiut që kanë nisur që pas mesnatës dhe kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit, kanë krijuar një situatë problematike sa i takon rrugëve të qytetit të Durrësit, pasi ka prezencë uji dhe ka pasur përmbytje në disa banesa e biznese në katet e para. Por fatmirësisht nuk janë shënuar shumë dëme materiale. Rrethrrotullimi te Stacioni, shëtitorja Taulantja, rruga që të çon në zonën e Currilave, Shkozetit dhe të plazhit, thuajse të gjitha segmentet kanë prezencë të lartë uji, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve, të cilët e kanë pasur të vështirë të kalojnë nga njëra anë në anën tjetër të rrugës, pasi është orari që shkojnë në shkollë ose në punë.

Një viktimë si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike

Fatkeqësisht, moti i keq ka marrë dhe një jetë. Një i moshuar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa po ecte në një nga trotuaret e qytetit.

“Gjithashtu, sipas situatës së motit, kemi edhe një viktimë: një i moshuar ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa po lëvizte në një nga trotuaret në lagjen nr. 5 të qytetit të Durrësit.”

Lidhur me ngjarjen kemi edhe një njoftim zyrtar nga Policia, e cila ka njoftuar se: “Rreth orës 07:15, në lagjen nr. 6, Durrës, shtetasi B. K., 43  vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.”

Ndërprerje të energjisë elektrike dhe defekte

Situata është përkeqësuar më tej nga ndërprerjet e energjisë elektrike që kanë prekur jo vetëm pjesë të qytetit, por edhe zonën industriale të Porto Romanos, ku ndodhet edhe një nga hidrovorët kryesorë.

“Ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike, jo vetëm në qytet por edhe në zonën e Porto Romanos, aty ku ndodhet edhe hidrovori, duke krijuar dhe problematikën e parë në orët e para të mëngjesit.

Në disa lagje është kthyer energjia, por në pjesën tjetër të qytetit vijon të mungojë për shkak të një defekti të ndodhur në nënstacionin elektrik.”.

Grupet e emergjencës civile dhe punonjës të bashkisë janë angazhuar që në orët e para për pastrimin e pusetave dhe lirimin e rrugëve nga uji. Megjithatë, situata është përsëritje e problematikave të njohura që ndodhin sa herë ka reshje të dendura, për shkak të sistemit të kanalizimeve të amortizuar dhe mungesës së mirëmbajtjes.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights